Bajerni kërkon të rinovojë me Robben
Munih, 9 Janar - Bajerni i Munihut është i gatshëm të rinovojë kontratën me mesfushorin holandez të skuadrës Robben.
Lajmi e ka bërë të ditur gazeta gjermane Bild, sipas të cilëve bavarezët po kërkojnë të zgjasin kontratën men talentin holandez.
Kemi dy lojtarë të një kalibri dhe klasi ndërkombëtar, Ribery dhe Robben.
I pari ka një kontratë me ne deri në vitin 2015 dhe duhet të them se edhe me Robben po kërkojnë të arrijmë një akord të tillë, ku kontrata e tij të ketë një afat shumë të gjatë qëndrimi tek Bajerni, - kanë qenë këto fjalët e drejtorit sportiv të ekipit Christian Nerlinger, i cili ka dashur të vendosë pikat mbi i, në këtë situatë rinovimi kontrate të Arjen Robben.