Bajern Munihu kërkon Sergino Dest
Munih, 11 shkurt - Sipas të përditshmes “De Telegraaf” skadra e Bajernit është vënë në “gjah” pas mbrojtësit 9 vjeçar të Ajaksit.
E përditshmja holandeze informon se futbollisti Sergino Dest. ka përfunduar në objektivin e kampionëve në fuqi të Gjermanisë.
I njëjti burim bën me dije se Bajern Munih ka si qëllim të sigurojë 19-vjeçarin në merkaton e verës së ardhshme.
Dest është në kontratë me Ajaksin deri në qershorin e vitit 2022 dhe kartoni i tij vlerësohet me çmimin e 30 milionë eurove.