05 Janar 2025

Bahtiri e Shala inspektuan punimet në objektet sportive

Mitrovicë, 20 gusht - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, priti sot zëvendëskryeministrin e Kosovës dhe ministrin e Kulturës, Kujtim Shala me bashkëpunëtorë dhe kryetarin e Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri.

Kryetari Bahtiri, falënderoj Shalën për mbështetjen që i ka ofruar Mitrovicës, ministria të cilën ai drejton. “Në emër të qytetarëve të Mitrovicës, ju falënderoj për mbështetje që na keni dhënë, si për procesin e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini, ashtu edhe për rregullimin e stadiumit “Riza Lushta” dhe renovimin e shtëpisë së Xhafer Devës”, tha ai.

Ndërkaq, duke folur për investimet që janë bërë nga Qeveria e Kosovës në stadiumin olimpik “Adem Jashari”, kryetari Bahtiri tha se nuk është aspak i kënaqur me punimet që janë bërë në fazën e parë, me çka u pajtua edhe ministri Shala, ndërkohë që të dytë ndan të njëjtin mendim se në fazën e dytë janë duke u kryer punë shumë më cilësore.

Gjatë takimit që u mbajt në kabinet, kryetari Bahtiri, duke iu drejtuar Shalës në cilësinë e zëvendëskryeministrit, shpalosi para tij dhe të pranishmëve të tjerë të gjitha projektet që janë duke prit të realizohen në qytetin e Mitrovicës, por që për shkak të procedurave jo të qarta janë bllokuar nga niveli qendrorë.

Zëvendësministri Shala, tha se çdo investim në Kosovë është i mirëseardhur, por duhet respektuar procedurat, megjithatë sipas tij për këtë duhet të japin përgjigje ministritë përkatëse.

Kryetari Bahtiri, i shoqëruar nga Shala e Vokrri, më pastaj vizituan dy stadiumet, “Adem Jashari” e “Riza Lushta”, për të parë nga afër zhvillimin e punimeve, inspektuan investimet në Qendrën Multifuksionale Sportive të Mitrovicës, si dhe shëtitën në pjesën veriore të qytetit.


 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)