Badstuber do të rinovojë me Bayern Mynih
Mynich, 7 shkurt - Mbrojtësi i Bayern Mynich, Holger Badstuber pritet të rinovojë kontratën e tij deri në vitin 2017.
Lajmin e bën të ditur vet klubi bavarez në faqen zyrtare, ku shkruan se palët kanë gjetur akordin për vazhdimin e martesës.
Marrveshja aktuale e 23-vjeçarit përfundonte në vitin 2014. Për momentin Badstuber është duke u riaftësuar pasi vuan nga një dëmtim në gju dhe pritet të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit.
Mbrojtësi iu bashkua akedemisë së të rinjve të Bayern në moshën 13-vjeçare.