Badstube ka nënshkruar kontratën deri më 2017 me Bayernin
Munich, 9 shkurt - Qendërmbrojtësi gjerman, Holger Badstuber, ka nënshkruar kontratë të re me Bayern Munichun, e cila do ta mbajë në Allianz Arena deri në vitin 2017.
Kontrata paraprake e 23-vjeçarit skadonte në qershor të vitit 2014 dhe bavarezët reaguan për tia zgjatur qëndrimin.
Është gjithmonë gjë e veçantë mundësia e nënshkrimit të një kontrate të re me një klub të këtillë, jam shumë i lumtur, citon faqja zyrtare e Bayernit fjalët e Badstuber.
Futbollisti gjerman vjen nga akademia e të rinjve, ndërsa debutimin për ekipin e parë e ka bërë në sezonin 2009/2010. (Si i ri ai ka bartur edhe fanellat e TSV Rot dhe Stuttgart).