Aurelio nënshkruan sërish me Liverpoolin
Liverpool, 1 gusht - Liverpooli ka konfirmuar se ka nënshkruar sërish me mbrojtësin e majtë Fabio Aurelio, i cili do të qëndrojë edhe dy vitet e ardhshme në Anfield.
Braziliani u largua nga Të Kuqtë porsa përfundoi sezoni i kaluar, pasi që nuk u pajtua të nënshkruante kontratë të re që të paguhej ashtu si do të luante.
Mirëpo, trajneri Roy Hodgson është një admirues i Aurelios, të cilit i ka ofruar kontratë të re dhe e cila është pranuar nga lojtari.