Atletico pranon se mund ta humbë De Gean
Madrid, 23 prill - Drejtori i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin ka pranuar se portieri David de Gea mund të largohet në fund të sezonit nga Vicente Calderon, nëse nuk e rinovon kontratën.
Ne jemi takuar me të për të negociuar rinovimin e kontratës dy herë gjatë ditëve të fundit.
Ai ka kontratë me Atleticon për edhe tri sezone tjera, por është i nevojshëm rinovimi pasi paga e tij është shumë më e ulët në krahasim me paraqitjet që po shfaq. Por, në fund të sezonit janë dy zgjidhje ose ai do të rinovojë, ose do të largohet, u shpreh Gil Marin për Daily Mail.