Atletico Madridi, 35 milion euro për Falcaon

Madrid, 18 gusht - Atletico Madrid dhe Porto, janë fare pranë marrëveshjes për transferimin e sulmuesit kolumbian Falcao.
Falcao ishte njeriu kryesor i ekipit portugez të Portos që e ndihmoi në triumfimin në Europa League.
E përditshmja spanjolle Marca raporton se kalimi i kolumbianit tek skuadra e Atletico Madridit është afër finalizimit të saj.
Raportohet se Atletico Madridi ka bërë gati 35 milion euro për sulmuesin e Portos, Falcaon, i cili në sezonin e kaluar ka treguar performancë të shkëlqyer më ekipin portugez, duke fituar titullin e kampionit në Portugali dhe titullin e kampionit të Europa League