Atletico Madrid 20 milion euro për Osvaldo
Madrid, 29 maj - Aventura e Pablo Daniel Osvaldos te Roma mund të konsiderohet e mbyllur. Sulmuesi italo-argjeninas, është shumë pranë rikthimit në kampionatin spanjoll.
Atletico Madrid është gati të ofrojë 20 milionë Euro për kartonin e qendërsulmuesit, që do të merrte vendin e Radamel Falcaos, i cili pritet të veshë bluzën e Monacos në kampionatin francez.
Ndarja e Osvaldos me verdhekuqtë është bërë e pashmangshme pas polemikave në distancë me trajnerin Andreacoli në përfundim të finales së Kupës së Italisë. 27-vjecari e konsideroi të paaftë teknikun e Romës, i cili nuk preferoi ta aktivizonte titullar ndaj Lazios.