03 Maj 2024

Atletico: De Gea kushton 17 milionë euro

Madird, 26 shtator - Manchester Unitedit i është thënë se ata mund ta transferojnë portierin e Atletico Madridit, David De Gea, për një çmim prej 17 milionë funtesh.

Mirror shkruan se interesimi i Ferguson për 19 vjeçarin është zbuluar kur skocezi shkoi në vizitën e tij të fshehtë në Spanjë.

Tani Atletico Madrid ka reaguar dhe i ka dërguar një porosi menaxherit të Unitedit, ku ia bën me dije se portieri spanjoll kushton jo më pak se 17 milionë funte.

Megjithatë, mediat angleze pohojnë se Ferguson mund ta detyrojë uljen e çmimit, marrë parasysh borxhet e Atletico Madridit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)