Ashley Young largohet nga Manchesteri, transferohet në Kinë
Manchester, 16 janar - Ashley Young pritet të jetë lojtari i radhës që do ti bashkohet kampionatit kinez.
Mesfushori anglez nuk ka pasur hapësira tek Manchester United dhe ka marrë një ofertë nga skuadra kineze, Shandong Luneng.
31-vjeçari ka luajtur vetëm katër ndeshje me Unitedin, derisa ka kontratë deri në vitin 2018.
Luneng është e gatshmet ë ofrojë 10 milionë euro për transferimin e ish-reprezentuesit anglez, të cilit i ka bërë gati kontratë tri vjeçare.
Young do të fitojë 11 milionë euro në stinor tek skuadra kineze.
Kujtojmë që në këtë skuadër luajnë edhe dy ish-sulmuesit e Ligës Premier, Graziano Pelle dhe Papis Cisse.
Anglezi ka refuzuar transferimin te Watford dhe Swansea që e kërkuar duke pranuar të shkoj në Kinë.