Ashley Williams i shtrenjtë për Arsenalin
Londër, 28 qershor - Arsenali refuzon të paguajë 10 milionë funte sa kërkon Swansea për mbrojtësin Ashley Williams.
Topçinjtë dëshirojnë ta sjellin mbrojtësin uellsian në Emirates Stadium, por Swansea nuk e lejon largimin e tij për më pak se shuma e cekur.
Daily Mail raporton se Arsenali nuk dëshiron të paguajë aq për Williams, i cili sipas gjasave do të vazhdojë të luajë në Liberty Stadium edhe pas kësaj vere.