Ashley Cole lë futbollin
Londër, 19 gusht - Ish-mbrojtësi i ekipit kombëtar të Anglisë, Ashley Cole, ka njoftuar se do të lërë futbollin.
38-vjeçarit i mbaroi kontrata me "Derby County"-n në fund të sezonit të kaluar.
Ai thotë se po shqyrton mundësinë për të marrë detyrën e trajnerit.
Cole luajti në pjesën më të madhe të karrierës së tij në klube për "Arsenalin", me të cilin e fitoi "Premier Ligën" dy herë.
Ai është futbollisti që ka fituar më shumë trofe në historinë e Kupës FA të Anglisë, gjithsej shtatë të tilla.