Arshavin dëshiron të largohet nga Arsenali
Londër, 4 korrik - Dennis Lakhter, agjenti i Andrey Arshavin, ka thënë se klienti i tij dëshiron ta braktisë Arsenalin dhe të transferohet në Turqi.
Anësori rus u huazua te Zenit St. Petersburgu në janar, pasi që nuk ishte ndër të favorizuarit e Arsene Wenger, ndërsa thuhet se tashmë e ka refuzuar një ofertë nga Anzhi Makhachkala.
Arshavin nuk dëshiron të qëndrojë në skuadër. Vitin e ardhshëm, ai mund ta vazhdojë karrierën në Turqi. E di se dy klube turke janë seriozisht të interesuara për Arshavin.
Ka po ashtu edhe oferta nga MLS, por Arshavin nuk dëshiron të shkojë në Amerikë. Ai po ashtu e ka refuzuar një ofertë nga Anzhi, ka deklaruar përfaqësuesi i tij për Radyospor.