26 Dhjetor 2024

Arsenali u shitet amerikanëve

Londër, 12 prill - Arsenali është në rrugë për t’u bërë klubi i pestë i Ligës Premier që do të ketë pronar amerikan, pasi gjiganti i sportit, Stan Kroenke, raportohet se ka arritur marrëveshje për të marrë kontrollin e klubit në vlerën e 731 milionë funteve (826 milionë euro).

Miliarderi Kroenke, i cili tashmë ka afro 30 për qind të aksioneve në klubin londinez, ka thënë të hënën se ai ka ofruar 11 mijë e 750 funte për një aksion dhe tashmë ka siguruar pjesën prej 16.1 për qind të Danny Fiszman dhe 15.9 për qind të Nina Bracewell-Smith.

Duke pasur kontrollin me 63 për qind të aksioneve te Arsenali, amerikani, i cili në vitin 2010 u vlerësua me 2.9 miliardë dollarë pasuri nga revista Forbes, sipas rregullave ka të drejtë të bëjë ofertë për aksionet e mbetura.

“Arsenali është klub fantastik me një histori të veçantë dhe traditë dhe një menaxher të mrekullueshëm si Arsene Wenger. Ne synojmë të ndërtojmë një trashëgimi të pasur dhe ta çojmë klubin drejt sukseseve të reja”, ka thënë Kroenke.

Aksionari tjetër i madh te Arsenali është manjati rus i hekurit, Alisher Usmanov, me 27 për qind të aksioneve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)