Arsenali të bëjë ofertë për Paton
Londër, 7 nëntor - Arsenali është duke u përgatitur për një transferim sencional të sulmuesit të Milanit, Alexandre Pato.
Sportmediaset, që është pronë e bosit të Milanit, Silvio Berlusconi, raporton se Arsenali ka bërë gati një ofertë në vlerën e 35 deri në 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e Patos.
Wenger e sheh Paton si një nënshkrim të përkryer për të bindur kapitenin Robin van Persie të nënshkruajë kontratë të re, ose edhe madje të zëvendësojë holandezin.
Pato është në provë këtë sezon te Milani, pasi i riu brazilian po dështon të gjejë formën dhe po përballet me dëmtime të shpeshta.
Megjithatë, janari mund të jetë vështirë për Arsenalin, pasi Atonio Cassano është jashtë fushe për shkak të operimit në zemër dhe Pato është më se i nevojshëm në këtë moment.