Arsenali shpreson në huazimin e Thierry Henry
Londër, 29 dhjetor - Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, akoma shpreson që ta huazojë sulmuesin francez Thierry Henry.
35-vjeçari është futbollist i New York Red Bulls, por trajneri shpreson ta huazojë për të dytën herë legjendën e Topçinjve.
Nuk e kam humbur interesimin për të. Mirëpo, nuk kam folur me të gjithë rreth tij, ka thënë Wenger.