Arsenali serish refuzon ofertën e Barcelonës për Fabregasin
Londër, 5 gusht - Arsenali po këmbëngul se nuk do e lejojë largimin e Fabregasit nëse Barcelona nuk paguan 40 milionë euro.
Arsenali tani ka refuzuar edhe zyrtarisht ofertën e Barcelonës për Fabregasin që kësaj rradhe ishte 35 milionë euro.
Edhe kryetari i Arsenalit,Stan Kroenke është kthyer në Londër për të diskutuar çështjen e Cesc i cili dje stërviti me Arsenalin dhe duket se nesër do luajë kundër Benficas.