Arsenali përgatit 73 milionë euro për transfere
Londër, 11 qershor - Arsenali i Arsene Wengerit dëshiron të rikthehet në nivele të larta.
Klubi londinez, siç njofton uebfaqja spanjolle fichajes.com, është i gatshëm ta bëjë një kampanjë të blerjeve bombastike, për të luftuar për trofe në Angli dhe Evropë, që nga sezoni i ardhshëm.
Arsenali ka bërë gati 73 milionë euro për ti blerë tre yje. I pari në listë është sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, si dhe mesfushorët Sven Bender e Ilkay Gundogan, që aktualisht luajnë në Borussia Dormtund.
Mbetet të shihet nëse trajneri francez do të arrijë ti bëjë këto përforcime gjatë verës. Një gjë është e sigurt: si asnjëherë më parë, paratë e majme i ka në dispozicion këtë verë dhe vetëm duhet të veprojë...