Arsenali pas Alex
Londër, 29 gusht - Klubi në krizë, Arsenali, është duke lansuar ofertë për mbrojtësin e Chelseat, Alex.
The Sun shkruan se menaxheri i Topçinjve përfundimisht ka kuptuar se duhet të reagojë pasi u shpartalluar në mënyrë të turpshme në disfatën 8-2 nga Manchester United në takimin e djeshëm.
Ekipi nga Emirates tash ka kontaktuar Chelsean për të pyetur për Alex dhe Blutë janë të gatshëm ta shesin lojtarin. Arsenali e vlerëson atë me 7 milionë funte, por rivalët e tyre londinez duan 10 milionë.
Alex, 29-vjeçar, ishte vetëm në bankën e rezervave në takimin të shtunës dhe e ardhmja e tij në Stamford Bridge është e paqartë.