23 Dhjetor 2024

Arsenali ofron 60 milionë euro për Dayot Upamecano

Londër, 5 gusht - Pasi siguruan Nikolas Pepe për sulmin, tani Arsenali po punon për të përforcuar repartet e tjera.

Reparti që ka më shumë nevojë për ndërhyrje është mbrojtja, dhe drejtuesit e kanë gjetur tashmë lojtarin e kërkuar.

Sipas asaj që shkruan “The Guardian”, Arsenali ka nisur kontaktet me Laipcigun, për të transferuar mbrojtësin, Dayot Upamecano.

Thuhet se londinezët kanë bërë një ofertë prej 60 milionë eurosh për 20-vjeçarin, dhe shpresonin të arrinin një marrëveshje.

Por, kjo ofertë është refuzuar nga gjermanët pasi e konsiderojnë të ulët, për lojtarin që ata duan të paktën 80 milionë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)