Arsenali ofron 185 mijë euro në javë për Suarez
Londër, 11 gusht - Arsenali duket se nuk ka ndërmend të heq dorë nga Luis Suarez.
Sipas të përditshmes Metro, në pritje të marrëveshjes me Liverpool, Topçinjtë duket se po përgatisin një ofertë rekord për lojtarin: 185 mijë euro në javë, 45 më shumë sesa merr aktualisht në Anfield Road.
Futbollisti uruguaian nëse do të nënshkruante një kontratë katërvjeçare, do të bëhej automatikisht lojtari më i paguar i ekipit, më tepër se Lucas Podolski e Theo Walcott, të cilët aktualisht marrin nga 115 mijë euro në javë, por edhe më i paguari në histori të klubit.