Arsenali, ikën Vengeri vjen Guardiola
Londër, 29 mars - Mediat britanike raportojnë se trajneri aktual i Barcelonës, Pep Guardiola, mund të jetë zëvendësuesi ideali i Arsen Vengerit, kur ky i fundit të lërë stolin e Topçinjve vitin tjetër.
Arsen Venger do të lërë drejtimin e londinezëve në fund të sezonit të ardhshëm, kur i përfundon kontrata. Sipas të përditshmes Daily Mail, pasardhësi i teknikut francez është Pep Guardiola.
Drejtuesi i stolit katalanas tërhiqet nga ideja e të punuarit në kampionatin anglez dhe së fundi thuhet se bisedimet joformale mes palëve kanë filluar.
Gjithashtu, gazeta citon një burim nga Arsenali, sipas të cilit drejtuesit e klubit nga Londra veriore prej kohësh e pëlqejnë teknikun aktual të Barcelonës.
Emri i Guardiolës është përmendur vazhdimisht sa herë është diskutuar për trajnerin e ri. Drejtuesit e pëlqejnë mënyrën se si Barcelona luan nën drejtimin e tij dhe mënyrën se si ai drejton grupin e lojtarëve, raporton Daily Mail, duke cituar burimin.