Arsenali do ta ketë të vështirë ta transferojnë van Persie
Londër, 30 korrik - Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se ata do ta kenë të vështirë ta transferojnë sulmuesin e Arsenalit, Robin van Persie.
“Kur flitni për Manchester Cityn, Manchester United dhe Juve, është vështirë për një lojtar të zgjedhë mes këtyre tre klubeve”.
“Ata janë ekipe të mëdha dhe nuk e kam idenë se çfarë do të ndodhë me të. Nëse ne kemi një shans për ta transferuar atë, do të përpiqemi pasi mendojmë se ai është një sulmues i klasit”.
“Për momentin ai është lojtar i Arsenalit dhe mendoj se Arsenali po ashtu është një ekip i klasit. Nuk është lehtë për Van Persien dhe lojtarë të tjerë të largohen”, ka thënë Mancini.