Arsenali do "shuhet" nëse shet futbollistët e tij kryesorë

Ish reprezentuesi francez mendon se ish klubi i tij do të jetë i ′vdekur′ nëse vazhdon të shesë futbollistët e tij kryesorë.
"Dikur klubi lejonte largimin e futbollistëve pasi ata arrinin në fund të karrierave të tyre si Bergkamp, Henry, Vieira, Pires ose unë".
"Tani ata humbin Fabregasin dhe Nasrin kur ata janë në kulmin e lojës së tyre. Nëse vazhdon të shesë futbollistët më të mirë, klubi do të shuhet", tha Petit për të përditshmen angleze The Daily Mail.