21 Prill 2025

Arsenali dëshiron 65 milionë euro për Fabregas

Londër, 13 shkurt - Derisa po spekulohet se Real Madridi dëshiron t’i konkurrojë Barcelonës për shërbimet e Cesc Fabregas, Marca shkruan se Arsenali kërkon 65 milionë euro për spanjollin.

Të premten është spekuluar se Mbretërit janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro për kapitenin e Topçinjve, duke bërë ‘presion’ mbi spekulimet e deritanishme se Cesc do të kthehet në Camp Nou.

Ndërkohë, Arsenali ka arritur ta mbajë 23-vjeçarin në skuadër, por gazeta spanjolle pohon se drejtuesit e skuadrës ia kanë vënë një çmim prej 65 milionë eurosh lojtarit të tyre.

Ky çmim nuk shkon në favor të Barcelonës që ka 40 milionë euro për të shpenzuar në qershor, përderisa Real Madridi është i njohur si ‘dorëlirë’ në lidhje me transferimin e yjeve.

Nderkaq zyrtarët e klubit tek Real Madrid kanë mohuar se Los Blancos kanë bërë ofertë mbi kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas, gjithnjë sipas L’Equipe.

Është sugjeruar se Real Madrid do të bëheshin rivalë mbi nënshkrimin e spanjollit, i cili është caku kryesor i gjigantëve nga Katalunia.

Oferta supozohej të ishte 60 milionë € dhe mund të përfshihej edhe Karim Benzema në marrëveshje, por asnjë nga këto nuk është e vërtetë dhe Benzema nuk do të largohet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)