Arsenali arrin marrëveshje me Podolskin
Londër, 29 shkurt - Sulmuesi i Kolnit, Lukas Podolski, është pajtuar që ti bashkohet Arsenalit në fund të sezonit - raporton Bild.
Kontrata e gjermanit me klubin e tij aktual skadon në vitin 2013, mirëpo për shkak të mungesës së përparimit të klubit të tij të zemrës, ai ka refuzuar që ta vazhdojë kontratën, edhe pse është thënë se Koelni është i gatshëm që tia dyfishojë pagën.
Sido që të jetë, Bild njofton se 26-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me Topçinjtë, ndërsa tani u mbetet dy klubeve për tu marrë vesh, në mënyrë që në sezonin e ri Podolski të luajë në Emirates.