Arsenal, pazar në Gjermani
Londër, 17 shtator - Arsenali është një nga skuadrat më spektakolare dhe me moshën më të re në Premier League, politikë kjo e ndjekur prej vitesh nga trajneri Arsene Wenger.
Por tekniku francez kërkon ta vijojë këtë punë, duke menduar për të bashkuar me skuadrën e tij, një tjetër talent. Bëhet fjalë për gjermano-boshnjakun Marko Marin, aktualisht në radhët e Werder Bremen.
Një tjetër objektiv është portieri i Schalke 04, Manuel Neuer dhe mbrojtësi i ri Benedikt Howedes. Operacioni i dyfishtë mund ti kushtojë Arsenalit 21.5 milionë euro. Të interesuar për Marin janë edhe Barcelona, Bayern Munchen e Manchester United.