Arsenal ofron 12 milionë euro për Beck
Londër, 11 nëntor - Kapiteni 24-vjeçar i skuadrës, Hoffenhaim, Andreas Beck, është shënjestra kryesore e Arsenalit për merkaton e dimrit.
Lajmin e konfirmoi e tabloidi gjerman \"4-4-2.com\" ku thuhet se Arsenali ka bërë një ofertë prej 12 milionë eurosh për kartonin e mbrojtësit gjerman.
Pritet që me fillimin zyrtar të merkatos në janar, Arsene Wenger të tentojë përfundimisht marrjen e Beck në \"Emirates Stadium\".
Kjo mund të arrihet lehtë pasi edhe vetë lojtari kërkon një eksperiencë të re jashtë Gjermanisë pavarësisht se kërkohet edhe nga ekipe me emër në Bundesligë.