Arsenal ofrojë 40 milion euro për Pato
Londër, 8 nëntor - Skuadra e Arsenalit ka shokuar të gjithë me ofertën prej 40 milionë eurosh për transferimin e sulmuesit të Milanit, brazilianit Alexandre Pato, përcjell \"The Sun\" të hënën.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, insiston në transferimin e Patos gjatë janarit vetëm për ta bindur sulmuesin Robin van Persie që të rinovojë kontratën. Wenger dëshiron t\'i tregojë holandezit se Arsenali ka synime të mëdha për të ardhmen.
Pato pritet të largohet nga Milani gjatë janarit, pasi krerët e ekipit nuk janë të kënaqur me formën e tij.