Arsenal kërkon 37 milionë euro për Van Persin
Londër, 19 qershor - Klubi i Arsenalit nuk mund tu rezistojë më sulmeve të klubeve evropiane, të cilët trokasin në dyert e tij me shpresën për të blerë sulmuesin Robin Van Persie.
Sipas mediave angleze, ditën e djeshme drejtuesit e Topçinjve kanë bërë të ditur zyrtarisht se kërkojnë të paktën 37 milionë euro nga klubet e interesuar për hollandezin.
Shifër kjo që konsiderohet si e tepruar nga Juventusi, duke qenë se mesfushori holandez në fund të muajit shkurt mund të lirohet me parametër zero.
Drejtuesit torinez kërkojnë të sigurojnë shërbimet e sulmuesit hollandez për të paktën 20 milionë euro. Dhe, për këtë motiv, po ushtrojnë presion mbi topçinjtë që të pranojnë ofertën e tyre.
Megjithëse, gjatë orëve të fundit, klubi kampion i Anglisë, Manchester City ka nisur bisedimet me Arsenalin.