Arsenal gati të ofrojë 3.7 milionë euro për Kalou
Londër, 12 janar - Arsene Wenger është i gatshëm të ofrojë 3 milionë sterlina apo rreth 3.7 milionë euro në drejtim të skuadrës së Chelsea dhe kjo vetëm për të siguruar shërbimet e Salomon Kalou.
Tekniku i Arsenalit, bazuar në atë çka shkruan siti anglez talksport, është në kërkim të një zgjidhje të shpejtë në repartin e sulmit dhe kjo ka ardhur si rrjedhojë e pakënaqësive që ka trajneri nga rendimenti i shfaqur, si nga Chamakh ashtu dhe nga Arshavin.
Kalou aktualisht është në përfundim të kontratës së tij me Chelsea, ku dhe lojtari nuk bën pjesë në planet e teknikut Villas Boas.
Duke përfituar nga kjo situatë, Arsenal kërkon të sigurojë shërbimet e Kalou, por në krahun tjetër duhet dhe të shmangë konkurrencën e klubeve të tjera, që janë të interesuara për lojtarin.