Arsenal do ti ofrojë 23.5 milionë euro për Rooney
Londër, 24 qershor - E ardhmja e sulmuesit anglez Wayne Rooney-n ende është e paqartë. Reprezentuesi anglez duket gjithnjë e me larg Manchester United.
Daily Mail të dielën raporton se shumë shpjet pritet që krerët e Djajve të Kuq do të ulen të bisedojnë me ish-sulmuesin e Evertonit.
Në rast te një dështimi të negociatave në mes United-it dhe Ronney-t, atëherë Arsenal ka bërë gati ofertën për sulmuesin anglez.
Thuhet se Arsenal do ti ofrojë United-it 23.5 milionë euro për Rooney-n, i cili gjithashtu kërkohet edhe nga Chelsea dhe Real Madrid.