Arsenal dhe Ozil, pranë rinovimit të kontratës
Londër, 15 nëntor - Mesut Ozil do të vazhdojë të jetë pjesë e Arsenalit. Sipas asaj që publikohet në median britanike, mesfushori gjerman është shumë pranë rinovimit të kontratës me topçinjtë e Londrës për ti dhënë fund zërave të merkatos rreth tij.
Ozil dhe përfaqëusesit e tij zhvilluan takime të reja me drejtuesit e klubit londinez në ditët e fundit me gjermanin që pritet të firmosë me Arsenalin kontratën e re që do të shoqërohet edhe me një pagë prej 200 mijë paund në javë, ndërkohë që në atë aktuale ai përfiton 140 mijë paund në javë.
Me këtë kontratë të re, Mesut Ozil do të bëhet futbollisti më i paguar te Arsenali i cili së fundmi rinovoi edhe me mbrojtësin Hector Bellerin për 6 vjet të tjerë.
Tashmë për londinezët mbetet për tu zgjidhur çështja e rinovimit me Alexis Sanchez kontrata e të cilit skadon në 2018. Kiliani aktualisht paguhet 130 mijë paund në jave dhe pretendon një rritje të ndjeshme të pagës së tij nga drejtuesit e topçinjve.