Arsenal bën gati ofertën për Podolskin
Sipas mediave britanike, gjermani me origjinë polake është një prej kërkesave kryesore të Arsene Wenger për merkaton e ardhshme.
Klubi londinez pritet ti bëjë një ofertë zyrtare prej 23 milion eurosh për të siguruar kartonin e futbollistit, i cili po refuzon të rinovojë kontratën me klubin e Bundesligës, kontratë që skadon në 2013.
Vetë futbollisti, në një deklaratë për shtyp para disa ditëve deklaroi se nuk është çudi nëse një ditë largohet nga Gjermania.
Njëkohësisht me Arsenal, Lukas Podolski kërkohet edhe nga Roma, Milan e Lazio në Serinë A italiane.