Arsenal, 83 milionë euro për të marrë nga Gjermania 3 top-player
Londër, 31 mars - Arsene Wenger po studion revolucionin në sulmin e Arsenal. Tekniku francez është gati të investojë 70 milionë sterlina ose rreth 83 milionë euro për të marrë nga Gjermania 3 top-player.
Sipas asaj që raporton britanikja \"Mirror\", objektivat e \"Topçinjëve\" janë Robert Lewandowski e Mario Goetze, dyshja e artë e Borussia Dortmund, dhe Lard Bender i Bayer Leverkusen.
Por për sulmuesin polak, Arsenal duhet të mposhtë më parë konkurrencën e fortë të Manchester United, Chelsea dhe Bayern Munchen.