05 Janar 2025

Arrihet marrëveshje ndërmjet FC Prishtina dhe dy kompanive menaxheriale

Prishtinë, 20 gusht - Në kuadër të marrëveshjes ndërmjet FC Prishtina dhe dy kompanive menaxheriale, “Vata vision fotball management”, dhe “Balkan sport group”, nënshkruan tre futbollistë për skuadrën tonë

FC Prishtina sot ka promovuar marrëveshjen e arritur me dy kompani menagjeriale.

Kompanitë ““Vata vision fotball management”, e udhëhequr nga ish-futbollisti i famshëm i kombëtares së Shqipërisë, Rudi Vata dhe “Balkan sport group”, me seli në Mal të Zi, dhe si produkt i kësaj marrëveshje i kanë ofruar FC Prishtinës tre futbollistë me kushte të favorshme për klubin tonë.

Mbrojtësi me shtetësi malaziase, Milosh Miloviç, 19 vjeç, i lindur më 22 dhjetor të vitit 1995 në Kotor dhe i cili ka luajtur në skuadrat e Hercegnovit, Mogrenit nga Budva dhe së fundi në FC Honka të Finlandës i përfaqësuar nga kompania e Rudi Vatës si menaxher, si dhe dy futbollistët nga Koreja e Jugut, mesfushori i djathtë ofensivë, Byung Jun Cho dhe Daesung Park – mesfushor, janë tre futbollistë tani më të Prishtinës si fryt i kësaj marrëveshje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)