Arrestohet futbollisti brazilian Marselinho
Rio de Zhenerio, 1 dhjetor - Futbollisti brazilian Marselinho, është arrestuar për shkak se ka tentuar që ta dhunoi një femër.
Policia në Brazil ka bërë të ditur se futbollisti në fjalë është arrestuar në shtëpi të tij pasi organizoi një party.
Zëdhënësi i policisë ka njoftuar se ka pranuar një telefonat nga një grua e cila i ka thënë se Marselinho e ka kapur për flok dhe ka tentuar ta dhunoi.
Marselinho aktualisht luan për skuadrën Sport Resife ndërsa në Evropë ka luajtur në Francë e Gjermani. Ai është i njohur për pesë vitet e tij të kaluara në Hertha Berlin.