Arrestohet çetniku që dogji flamurin kombëtarë
Itali, 13 tetor - Policia italiane e ka arrestuar mbrëmë vonë, kreun e huliganëve serbë me emrin Ivan Bogdanov. Ai organizoi gjithë kaosin në stadiumin e Genoas, që për pasojë pati suspendimin e ndeshjes Itali Serbi.
Çetniku ishte fshehur në autobusin e fundit që ishte nisur për kthim në Serbi, por ka rënë në duart e italianëve që e kanë arrestuar.
Serbët kishin vazhduar përleshjen me policinë edhe pas daljes nga stadiumi, dhe kjo bëri që italianët të mos pushonin deri në arrestimin e kreut të huliganëve