Arrestohen personat që sulmuan Behramin
Napoli, 4 janar - Policia italiane ka arrestuar dy persona që dyshohen se kanë sulmuar mesfushorin kosovar të Napolit, Valon Behrami, para Krishtlindjeve, informon gazeta zvicerane "Blick".
Behrami ishte ndalur nga dy persona derisa ishte me veturë dhe i drejtuan një pistoletë në kokë, ndërsa i plaçkitën një orë dore.
Policia ka arrestuar një 25-vjeçar dhe një 30-vjeçar, falë përshkrimit që kishte dhënë Behrami.