Arrestohen dy zyrtarë të FIFA-s
Gjenevë, 3 dhjetor - Me kërkesë të autoriteteve amerikane në kuadër të zgjerimit të hetimeve për ryshfet në botën e futbollit, policia zvicrane ka njoftuar se i ka arrestuar dy zyrtarë të FIFA-s.
Arrestimet kanë ngjarë mengjesin e sotëm në hotelin luksoz Baur au Lac në Cyrih.
Autoritetet kanë bërë me dije se dy burrat, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik, dyshohet se kanë marrë ryshfet miliona dollarësh.
Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, gjatë ditës së martë ne Cyrih, e ka nisur takimin dy ditorë përpara kongresit që pritet të mbahet në muajin shkurt në të cilin do të zgjidhet pasardhësi i Sepp Blatter.
Autorirtetet në Zvicër, ku FIFA e ka selinë e saj, dhe autoritetet amerikane, janë duke i hetuar zyrtarët e tanishëm nën akuzat për shantazhë, pastrim të parave dhe mashtrim.