11 Janar 2025

Arrestohen 12 futbollistë bullgarë

Sofje, 14 dhjetor - Në kuadër të një hetimi të gjerë lidhur me kurdisjen e rezultateve të ndeshjeve të futbollit, policia bullgare ka arrestuar 12 futbollistë si dhe dy të tjerë të dyshuar si organizatorë të basteve ilegale, njoftoi Ministria e Brendshme e Bullgarisë.

Sipas fjalëve të ministrit të Brendshëm, Cvetan Cvetanov, gjashtë futbollistë të arrestuar luajnë për ekipin e Ligës së parë, Çernomorec nga Burgasi, kurse gjashtë të tjerë për ekipin Neftoçimik, po ashtu nga Burgasi.

Si transmeton Koha.net. megjithë pohimet e shumta të mediumeve për kurdisejne ndeshjeve të futbollit në Bullgari, deri tash askush nuk është përgjigjur para gjykatave bullgare për kurdisje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)