27 Dhjetor 2024

Arlind Kukaj, talenti shqiptar i Real Madridit

Madrid, 4 korrik  - Quhet Arlind Kukaj. Është 17-vjeçar, i lindur në Madrid, por me prejardhje nga Prishtina. Prej tri vitesh është pjesë e skuadrës mbretërore të Spanjës, Real Madrid B. Aktivizohet me U-17.

“Po, jam shqiptar dhe vij nga Prishtina, por që kam lindur në Spanjë”, thotë në fillim të bisedës për gazetën “Sport”.

“Jam pjesë e 11-shes së parë të Real Madrid B, ku luaj në rolin e sulmuesit”, shton ai. Arlindi thotë se është shqiptari i vetëm që është pjesë e ndonjë skuadre të Real Madridit. “Nuk ekipin ku luaj nuk ka shqiptar, por nuk kam dëgjuar nëse ka ndonjë tjetër në ekipet tjera të Realit”.

Trajneri i mirënjohur i Real Madridit, Jose Mourinho, iu kushton kujdes të madh talenteve të rinj. Para pesë javësh ai vëzhgoi një ndeshje të Real Madridit B, ku mbeti i mahnitur me paraqitjen e Arlind Kukajt. Madje, pas takimit ata patën një bisedë të shkurtër.

“Në atë takim kam shënuar het-trik. Pas ndeshjes më është ofruar Mourinho dhe më ka pyetur prej nga e kam prejardhjen. I kam thënë se nga Kosova, kurse ai vetëm më tha “më vjen keq për luftën që ka ndodhur’”, rrëfen “Lindi”.

Sipas tij, Mourinho ka pasur një takim edhe me prindërit e tij. “Ai ka folur edhe me babanë tim (Arsimin), të cilit i ka thënë se kam performanca të njëjta me Ronaldon e Brazilit”.

Në 33 ndeshje të zhvilluara këtë Kampionat, talenti kosovar ka shënuar 24 gola. Para Mourinhos, ai ishte vëzhguar edhe nga ish-trajneri i mëparshëm i Realit, Manuel Pellegrini.

Ëndërron Kosovën, por nuk e lë Spanja

Arlindi ka dy ëndrra. E para të bëhet pjesë e ekipit të parë të Real Madridit, ku thotë se pas dy vitesh do të mund të dihet e ardhmja e tij, ndërsa ëndrra e dytë ka të bëjë me Kosovën. Kjo e dyta mund t’iu plotësohet, por trajneri i tij, Tristan Celador, këmbëngul që ai të luajë për Spanjën.

“I kam thënë trajnerit tim se kam dëshirë të luaj për Kosovën, por ai më ka thënë se nuk mund të humbim diçka që kemi ndërtuar. Sipas tij, unë nuk mund të luaj për Kosovën, pasi kam lindur në Spanjë. Unë nuk do t’i humb shpresat që të më plotësohet kjo ëndërr”, u shpreh Kukaj, i cili flet rrjedhshëm gjuhën shqipe. Ai deri më tani nuk është kontaktuar nga askush për të luajtur për Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)