Arijan Ademi luan me Kroacinë në mes të Beogradit
Beograd, 23 gusht - Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi është ftuar nga përzgjedhësi i përfaqësueses së Kroacisë, Igor Stimac për ndeshjen e radhës kualifikuese për kampionatin botëror, Brazili 2014, që Kroacia do ta zhvilloj kundër Serbisë në Beograd.
Mesfushori i Dinamo Zagrebit mbrëmë megjithëse pati një paraqitje të mirë individuale, për Dinamon nuk arriti që të ndikojë që skuadra e tij të mos pësoj 2:0 nga Austria e Wienës në ndeshjen kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
Megjithatë ngushëllimi për të erdhi menjëherë pasi që e kuptoi se Stimac do të llogarisë në të për ndeshjen e 6 shtatorit kundër Serbisë në Beograd.