Arian Gashi boksieri më i mirë i turneut Qershori i Lirisë 2013″
Prishtinë, 12 qershor - Boksieri i klubit të boksit Prishtina, Arian Gashi është zgjedhur boksieri më i mirë i turneut Qershori i Lirisë.
Ky turne është mbajtur për herë të tretë radhazi dhe ka fituar respekt duke u futur në kalendarin e FboxK-së.
Por, ndryshe nga viti i parë kur ky turne startoi me një nivel të lartë ku ishte ndërkombëtar, këtë vit dhe vitin e kaluar turneu ishte i zbehur me boksier vendorë.
Ndoshta zyrtarët komunal dhe drejtuesit e klubit të boksit të Prishtinës duhet të bëjnë më shumë, sepse K.B. Prishtina si klubi më i madh i Kosovës dhe ndoshta i rajonit meriton të ketë një turne të madhë.
Turneut që u mbajtë sot ku solli disa duele interesante. U zhvilluan 10 meçe në grupmosha të ndryshme nga ato kadete, juniore dhe seniore. Pjesëmarrëse ishin të gjitha klubet e Kosovës.
Për tu zgjedhur boksieri më i mirë i turneut, Gashit i shërbeu kundërshtari nga Klubi i boksit Besa, Bujar Zatriqi për të qenë më i mirë.
Ndonëse Gashi ishte favoritë, Zatriqi la mbresa të mira për të ardhmen. Gashi fiton trofeun Qershori i Lirisë për herë të dytë radhazi. Për herë të parë këtë trofe i kishte fituar Ismet Dobratiqi, tashmë boksier i penzionuar.
Dueli më luftarak ishte ai ndërmjet boksierit nga Drita e Gjilanit, Violent Sylejmani dhe boksierit nga Kastrioti i Ferizajit, Bujar Tahiri. Sylejmani ishte më i mirë mirëpo respekt edhe për Tahirin i cili dha shfaqje të mirë.
Tekniku më i mirë u zgjedh Valon Ahmeti nga klubi i boksit Trepça 89, i cili mposhti boksierin nga klubi i boksiet Peja, Edmond Zefi.
Merita që ky turne po vazhdon të mbahet i takon trajnerit dhe zyrtarit të klubit të boksiet Prishtina, Agim Tahiraj dhe Kuvendit Komunal të Prishtinës.