23 Dhjetor 2024

Argjentina dhe Koreja e Jugut, Uruguai dhe Meksika në 1/8 e finales

Johanesburg, 23 qershor - Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar fitoren e tretë në Botërorin e Afrikës së Jugut, duke e mundur Greqinë, me rezultat 2:0.

Ndërkohë në fazën e dytë nga Grupi B ka kaluar edhe Koreja e Jugut, të cilës i ka mjaftuar barazimi 2:2 me Nigerinë.

Grekët i rezistuan skuadrës së Maradonës deri në minutën e 77-të, kur Demikelis zhbllokoi rezultatin, me golin e shënuar nga afërsia.

Ndërkaq golin e dytë e realizoi Palermo, në minutën e 88-të nga afërsia, i cili përfitoi nga topi i dëbuar nga portieri Covas, pas gjuajtjes së fortë të Mesit.

Në fazën e dytë Argjentina do të ballafaqohet me Meksikën, kurse Koreja e Jugut do të ketë punë me Uruguain.

Janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit në Grupin A në Botërorin e Afrikës së Jugut.

Uruguai shënoi fitore ndaj Meksikës, me rezultat 1:0 dhe në këtë mënyrë siguroi pozitën e parë në grup, derisa meksikanët përkundër humbjes do të jenë pjesëmarrës të fazës së dytë, duke iu falënderuar gol-dallimit më të mirë ndaj Afrikës së Jugut.

Kjo e fundit shënoi fitore në ndeshjen ndaj Francës, 2:1, por nuk i mjaftoi për të kaluar tutje. Golin e fitores tek Uruguai e shënoi Suarez, në minutën e 43-të. Me këtë fitore uruguaianët iu shmangën duelit me Argjentinën në fazën e dytë.

Në anën tjetër, Afrika e Jugut realizoi fitoren e nderit ndaj “Gjelave”, me golat e shënuar nga Kumalo (20’) dhe Mfela (37’), kurse golin e vetëm për francezët e realizoi Maluda (70’).

Do theksuar se francezët që nga minuta e 26-të luajtën me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Gorkufit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)