Ardian Gjini mashtroj gjakovarët për stadiumin e ri të qytetit
Gjakovë, 22 tetor - Alternativa në Gjakovë me shqetësim të thelllë ka përcjellur në vazhdimësi situatën e krijuar në KF Vëllaznimi në Gjakovë, pas ardhjes në qeverisje të Aleancës dhe partnerëve tjerë të koalicionit në Gjakovë.
Premtimet për klubin dhe futbollin në Gjakovë që I trumbetonte para mediave kryetari Ardian Gjini, së pari me prezantimin pompoz të kryetarit të klubit Agim Cana, pastaj projektin e stadiumit të ri, fushën sintetike në Shkugëz dhe formimin e akademisë së futbollit për talentet e rinjë, morën fund menjëherë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, kur edhe kryetari i Komunës së Gjakovës filloj publikisht të jap intervista vajtuese kinse për mashtrimet e bashkëpuntorëve të tij të deri djeshëm.
Alternativa dënon ridestinimin e buxhetit për renovimin e stadiumit të Vëllaznimit dhe fushave të tenisit në Gjakovë, për ndërtimin e bazenit në Leposaviq, kërkesë kjo e ish ministrit Kujtim Gashi, por gjithashtu dënon edhe mashtrimet e vazhdueshme të kryetarit Ardian Gjini që ju bëri KF Vëllaznimit, tifozëve dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Gjakovës në momentin që renovimin e stadiumit e promovoi si ndërtim të stadiumit të ri.
Si pasoj e këtyre mashtrimeve KF Vëllaznimi është para shuarjes, me një situate tejet të renduar që nuk mbahet mend t’i ketë ndodhur që nga themelimi i klubit.
Alternativa kërkon llogaridhënje për gjithë situatën si dhe transparencë të plotë te shpenzimi i subvencioneve të ndara nga Komuna e Gjakovës me vendim të Kuvendit Komunal, për vitet e qeverisjes Gjini, pasi që lirisht mund të dyshohet se të njejtat janë shpenzuar në mënyrën jo të mirëfillët duke u bazuar në vet situatën që ndodhet klubi sot.
Andaj duke u nisur nga të gjitha faktet e cituara më lartë, ftojmë publikisht kryetarin Ardian Gjini që të përgjigjet në pyetjet dhe dilemat që tifozët, sportdashësit dhe qytetarët me të drejtë i ngrisin pas situatës së fundit të klubit të zemrës së gjakovarëve Vëllaznimi.
Si u menaxhua klubi dhe pse dha dorëheqje ish kryetari Agim Cana?
Pse kryetari u thirr në projektin e stadiumit të ri, kurse memorandumin që e ka nënshkruar me minsitrin Kujtim Gashi ishte memorandum me buxhet vetëm për renovimin e stadiumit aktual?
Cfare roli luajti AAK-ja, qeverisja Haradinaj dhe zv ministrja e Kultures Burbuqe Bakija Deva, për parandalimin e ridestinimit të buxhetit të stadiumit dhe fushave të tenisit për bazenin në Leposaviq?
Cfarë ka ndodhur me akademin e futbollit dhe fushën sintetike të futbollit në Shkugës gjithashtu të përuruar nga kryetari Ardian Gjini?
Si dhe cili është vizioni i qeverisjes lokale në Gjakovë për nxjerrjen nga kriza të klubit të Vëllaznimit?
Me këtë rast, ia rikujtojmë kryetarit Gjini se në fund të vitit 2013, KF Vëllaznimin e kishim gjetur pothuajse në gjendje të njejtë nga politizimi që ia kishte bërë klubit qeverisja e Aleancës gjatë viteve 2007-2013, por që pavarësia politike në menaxhimin e klubit e ofruar nga qeverisja Kusari Lila, kishte ndikuar në stabilizimin e situatës financiare, transparencës së plotë të shpenzimit të mjeteve por edhe në përformancën më të mirë dhe rënditjes së KF Vëllaznimit në superligë.