25 Dhjetor 2024

Arbitrazhi e rrëzon apelin e Serbisë kundër pranimit të Kosovës në UEFA

Gjenevë, 24 janar - Gjykata e Arbitrazhit për Sport e ka hedhur poshtë apelin e Federatës serbe të Futbollit kundër anëtarësimit të Kosovës në UEFA.

Gjykata ka thënë se Kosova ka plotësuar standardet e UEFA-s sepse “njihet si shtet nga shumica e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara”.

Federatat evropiane e futbollit në muajin maj kanë votuar në favor të pranimit të Kosovës si anëtare e UEFA-s, megjithë kundërshtimet e Serbisë.

Vendimi i UEFA-s u pasua nga pranimi i Kosovës edhe në federatën botërore të futbollit, FIFA, një javë më pasë, duke ia mundësuar shtetit të ri ballkanik pjesëmarrjen në garat e kualifikimit për në Kupën e Botës që më 2018 do të mbahet në Rusi, një vend që nuk e njeh Kosovën si shtet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)