Aragones: Reali mund të fitojë La Ligën
Madrid, 11 tetor - Ish-trajneri i kombëtares spanjolle të futbollit Luis Aragones, ka kërkuar nga Reali i Madridit që të mos dorëzohet para kohe në luftën për të mbrojtur titullin këtë sezon në La Liga.
Pavarësisht diferencës prej 8 pikësh me Barcelonën kryesuese, tekniku që shpalli Spanjën kampione të Europës në 2008, mendon se El Klasiko i fundit tregoi që situata mund të përmbyset.
\"Ka ende edhe shumë ndeshje për Realin e madridit në lojë, dhe mund të rikuperojë pikët që i duhen. Asgjë nuk është e pamundur për një skuadër si galaktikët\" tha trajneri Aragones për revistën \'O Jogo\'.
Trajneri iberik ka thënë gjithashtu fjalë të mira për Atletikon e Madridit, ish-skuadra e tij që ndan kryesimin në vendin e parë me Barcelonën.
\"Ata po përjetojnë një moment mjaft të mirë dhe mund të luftojnë gjithashtu për titullin kampion nëse do të mbajnë këtë ritëm edhe në fazën e dytë. Mund të jenë një kërcënim për dy pretendentët kryesorë\" tha Aragones.
Ai nuk ka marrë drejtimin e një ekipi që kur la Fenerbahcen në vitin 2009 dhe ka lënë të hapur mundësinë për t\'u rikthyer në pankinë.