22 Dhjetor 2024

Apeli refuzon futbollistin Franck Ribery

Paris, 7 maj -  Image Futbollisti i Bajernit te Mynihut Franck Ribery me shume mundesi nuk do te luaje ne finalen e Liges se Kampioneve kunder Interit, pasi Komisioni i Apelit te UEFA-s rrezoi kerkesen e tij per te ulur denimin prej tre ndeshjesh.

Francezi u pezullua nga Komisioni i Disiploines se qeverise evropiane te futbollit per shkak te nderhyrjes se rende ne dem te sulmuesit te Lionit Lisandro Lopez ne gjysmefinalen e Liges se Kampioneve.

Ribery u ndeshkua me karton te kuq, nderkohe qe disiplinori e cilesoi nderhyrjen e tij anti-sportive duke e pezulluar me tre ndeshje

. Bajerni i Mynihut dhe futbollisti apeluan, por kerkesa nuk u pranua dhe francezi me shume mundesi nuk do te jete ne finalen e 22 majit ne Madrid, megjithese klubi gjerman ka beret e ditur se do ta coje ceshtjen ne Gjykaten e Arbitrazhit Sportiv, qe eshte institucioni me i larte i drejtesise sportive.

“Per fat te keq Komisioni i Apelit nuk i pranoi argumentat e mbrojtjes, duke konfirmuar pezullimin me tre ndeshje.

Gjithsesi ne do te apelojme edhe ne Gjykaten e Arbitrazhit Sportiv te Lozanes”, eshte shprehur presidenti i Bajernit Karl-Heinz Rummenigge. Nderkohe, zedhenesi i UEFA-s, ka bere te ditur se klubi gjerman dhe Frank Ribery kane te drejte t’i drejtohen te gjitha niveleve te gjykates sportive.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)